Rama takon deputeten britanike: Në kohë të vështira – guximi dhe besnikëria ndaj së vërtetës e lartësojnë njeriun

E publikuar: 20/10/2023 21:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama e ka pritur në takim deputeten e Parlamentit Britanik, zonjën Alicia Kearns.

Rama, pas takimit tha se në kohë të vështira, janë guximi dhe besnikëria ndaj së vërtetës virtytet që e lartësojnë njeriun.

“Në kohë të vështira, janë guximi dhe besnikëria ndaj së vërtetës virtytet që e lartësojnë njeriun. Zonja Kearns i dëshmoi këto me përkrahjen e pakursyer për të vërtetën e Kosovës.”- tha Rama në Facebook.