Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Kreshnik Ahmeti ka njoftuar se pas pesë vitesh janë rikthyer marrëdhëniet diplomatike me Palaun.
Ahmeti ka publikuar një fotografi në Facebook të ambasadorit të Kosovës në Japoni, Sabri Kiçmari me përfaqësuesin e Palalut.
“Pas pesë viteve, rikthehen marrëdhëniet diplomatike me Palaun”, ka shkruar Ahmeti.
Ndryshe, Serbia kishte pretenduar se disa shtete ‘ç’njohën’, në mesin e të cilave ishte edhe Palau.
Kujtojmë se, në shtator të vitit të kaluar presidentja Osmani fillimisht takoi ministrin e Punëve të Jashtme të Palaut dhe pastaj ishte nikoqire e zëvendëspresidentes së Palauat në tetor 2022, duke shënuar po ashtu rikthimin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Palauat.

















