PDK dorëzon sot një lëndë tjetër për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese

E publikuar: 20/10/2023 09:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë ditës së sotme zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës do të kenë punë me Gjykatën Kushtetuese.

Ata duke filluar nga ora 11:00 do të dorëzojnë një lëndë për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas njoftimit nga PDK-ja, pas dorëzimit të dokumentacionit, do të ketë edhe prononcim për media.

Kjo nuk është hera e parë që PDK brenda këtij mandati të Qeverisë Kurti i drejtohet Gjykatës Kushtetuese./lajmi.net