Një vajzë në Prizren ka raportuar se është rrahur nga nëna dhe vëllai i saj, pas një mosmarrëveshje familjare.
Viktima ka pranuar ndihmë mjekësore ndërsa vëllai i saj është në mbajtje me rekomandim të prokurorit.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje familjare është sulmuar fizikisht nga nëna dhe vëllai i saj. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore, ndërsa pas intervistimit të palëve është njoftuar prokurori i cili ka rekomanduar që i dyshuari vëllai i viktimës të ndalohet në mbajtje.”- thuhet në raportin e policisë.


















