Draft-rezoluta e plotë për mbështetjen financiare të policisë (Dokument)

E publikuar: 19/10/2023 11:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kuvendi i Kosovës është duke e mbajtur seancën e jashtëzakonshme ku po trajtohet draft-rezoluta për mbështetjen financiare për Policinë e Kosovës.

Ky draft u propozua nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Rashit Qalaj.

Në seancë janë deputetët e opozitës ndërsa po mungojnë ata të Lëvizjes Vetëvendosje.

Klan Kosova ka siguruar dokumentin e plotë të draft-rezolutës.

Nëpërmjet kësaj kërkohet pagesa e shtesave të rrezikshmërisë për policët. Poashtu kërkohet edhe sigurim shëndetësor si dhe miratimi i Projektligjit për pensionimin e parakohshëm.