Protestuesit e një grupi “Zëri Hebre për Paqe” kanë hyrë brenda ndërtesës së zyrës Cannon House në kompleksin e Kapitolit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Grupi aktivist, i cili është kundër vazhdimësisë së konfliktit në Gaza, ka organizuar këtë protestë si pjesë e përpjekjeve të tyre për të ndikuar në politikën e SHBA-së në lidhje me konfliktin.
Protestuesit e Grupit Hebre për Paqe kanë shprehur qëndrimin e tyre “anti-gjenocid” dhe kanë bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Izrael dhe Gazë, raporton BBC.
BREAKING:
The U.S. Capitol building in Washington D.C. was just stormed by a massive group of anti-Israel protesters. pic.twitter.com/dOJBRhQHiG
— Visegrád 24 (@visegrad24) October 18, 2023
Ata janë të vendosur të adresojnë shkaqet rrënjësore të dhunës së tmerrshme në këtë konflikt.
Ndërkaq, forcat e policisë të Kapitolit janë të angazhuara në procesin e arrestimeve të protestuesve të hyrur në ndërtesë.
Numri i arrestuarve është ende i paqartë, por raportohet se të paktën dhjetëra protestues janë në pranga.
Kjo ngjarje vjen menjëherë pas vizitës së presidentit Joe Biden në Izrael, dhe ka ngritur disa kritika ndaj qeverisë amerikane për mungesën e një dënimi të hapur të viktimave civilë në Gazë.
Thirrjet për “armëpushimi tani” vazhdojnë të dëgjohen nëpër sallat e kompleksit të Kapitolit.
Situata është ende në zhvillim, dhe autoritetet janë të përfshira në menaxhimin e situatës.