Një person është arrestuar pasi kishte sulmuar fizikisht një person tjetër.
Bëhet e ditur se si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore. Kështu u raportua nga policia në raportin 24 orësh.
Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 14:20, në QKUK-Prishtinë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e sulmit fizik viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” – thuhet në raport.

















