Vetëvrasje në Ferizaj, viktima gjendet pa shenja jete në oborrin e shtëpisë

E publikuar: 18/10/2023 09:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Trup i pa jete policia vrasje

Trup i pa jete policia vrasje

Policia e Kosovës ka njoftuar se në oborrin e shtëpisë së tij një burrë është gjetur i vdekur.

Rasti ka ndodhur në fshatin Pojatë, ndërsa ekipi mjekësorë e ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.

Ky rast nga policia është cilësuar si vetëvrasje, ndërsa trupi është dërguar në obduksion.

“Është gjetur pa shenja jete, në oborrin e shtëpisë së tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.