Vetaksidentohen me traktor, dy të vdekur në Novobërdë

E publikuar: 16/10/2023 09:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy persona janë vetaksidentuar teksa punonin me traktor, dyshohet se ata kanë humbur kontrollin dhe si pasojë të dy kanë humbur jetën.

Kështu njofton Policia e Kosovës duke theksuar se njëri nga ta ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes ndërsa tjetri në emergjencën e Gjilanit.

“Është raportuar se dy viktima meshkuj kosovarë derisa kanë qenë duke punuar me traktor dyshohet se kanë humbur kontrollin dhe kanë shkaktuar vet-aksident dhe si pasojë kanë pësuar lëndime me ç’rast njëri nga ta ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima tjetër në emergjencën e Gjilanit. Lidhur me rastin vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupat e pajetë të viktimave u janë lejuar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raport.