Pas 24 vjetësh pastrohet Pallati i Rinisë në tërësi

E publikuar: 15/10/2023 09:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar për pastrimin e Pallatit të Rinisë.

Ai ka thënë se pastrimi i pallatit në tërësi ka ndodhur pas afro dy dekadash e gjysmë.

“Pas 24 viteve është pastruar në tërësi Pallati i Rinisë. Së shpejti fillojmë me realizimin e planeve tjera për t’ia kthyer gjallërinë ikonës së kryeqytetit.”- tha ai në një postim në Facebook.