Sveçla: Bastisja e sotme e bën ende më të qartë planin e Serbisë – ankesimin e veriut – karshi ndërkombëtarëve

E publikuar: 14/10/2023 18:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Xhelal Svecla

Xhelal Svecla

Ministri i Punëve të Brenshme Xhelal Sveçla, ka reaguar pas aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës dhe bastisjes në shtatë lokacione, prej ku është sekuestruar një sasi e konsiderueshme e armëve të llojeve të ndryshme.

Sveçla thotë se me bastisjet e sotme ka vijuar zbardhjna e planit të strukturave terroriste të Serbisë për aneksimin e veriut të Kosovës.

Armët e kapura, Sveçla thotë se janë prodhime të njëjta me ato që janë sekuestruar në Banjskë dhe Zveçan, menjëherë pas sulmit të 24 shtatorit.

Sipas tij, bastisja e sotme e bënë ende më të qartë planin e Serbisë – ankesimin e veriut – karshi opinionit kosovar dhe atij ndërkombëtar.


Reagimi i plotë:

Vijon zbardhja e planit të strukturave terroriste të Serbisë për aneksimin e veriut të vendit tonë.

Armatimi i zbuluar sot bën pjesë në arsenalin e Zveçanit dhe Banjskës. Në kuadrin e aktivitetit policor, sot u zhvilluan bastisje në shtatë lokacione në veriun e vendit tonë.

Granatahedhës dore, eksplozivë, mina kundër këmbësorisë, mina me sahat e teledirigjim, detonatorë e çanta me pajisje të ndryshme, prodhime të njëjta me ato që u sekuestruan në Banjskë dhe më herët në Zveçan, po qartësojnë për ne dhe për opinionin ndërkombëtar gjerësinë e planit të Serbisë për aneksimin e veriut përmes agresionit terrorist.

Ne pandalshëm dhe me energji shtesë do të vazhdojmë deri në çrrënjosjen e terrorizmit kundër Republikës.