Konfirmohet nga policia: Fëmija i vdekur në Obiliq i moshës 5 vjeçare

E publikuar: 13/10/2023 22:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në fshatin Raskovë të Obiliqit është gjetur pa shenja jete një fëmi i moshës rreth 5 vjeçare.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 18:15, është pranuar informata ndërlidhur me dyshimet për rënien në lum të një fëmije rreth pesë vjeç, në fshatin Raskovë të komunës së Obiliqit. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast ka vijuar kërkimet dhe gjurmimet në terren. Rreth orës 20:30 është raportuar për gjetjen e trupit të fëmijës por fatkeqësisht pa shenja jete”, ka shtuar Borovci. /Express/