AAK nga konferenca kritikon Qeverinë: Po na marrin të vetme të drejtë që e kemi – pyetjet parlamentare

E publikuar: 13/10/2023 11:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në konferencën për media të paralajmëruar për sot, Grupi Parlamentar i AAK-së ka adresuar një numër të madh kritikash ndaj Qeverisë për bojkotim të seancave dhe komisioneve parlamentare.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, tha se bojkotimi i të gjitha kërkesave të opozitës është i paarsyeshëm.

Ai tha se do t’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare dhe ligjet në të mirë të qytetarëve.

“Qëndrimi i mazhorancës për të bojkotuar të gjitha kërkesat e opozitës është e paarsyeshme. Në praktikat parlamentare nuk ka ndodhur që shumica t’i bojkotojë seancat e komisionet. Po na marrin të vetme të drejtë që e kemi, pyetjet parlamentare. Prandaj ne jeni të shqetësuar dhe kërkojmë një zgjidhje dhe të dominojë qytetari dhe jo Lëvizja Vetëvendosje. Ne si AAK i kemi përkrahur marrëveshjet ndërkombëtare dhe ligjet që kanë shkuar në të mirë të qytetarëve.” – tha ndër të tjerash Lekaj.

“Ne qëndrojmë fortë në kërkesat e qytetarëve dhe do të këmbëngulim. E patë me çfarë injorance që thirreshin në heroizëm, ata nuk e votuan rezolutën që kërkon përkrahje për Policinë e Kosovës.”