Dështon mbledhja e Komisionit për shqyrtimin e peticionit të Sindikatës së Policisë

E publikuar: 13/10/2023 11:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në mungesë të kuorumit ka dështuar mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, në te cilën do të shqyrtohej peticioni i Sindikatës së Policisë se Kosovës.

Në këtë mbledhje munguan deputetë nga partia në pushtet.

Kryesuesja e komisionit Duda Balje bashkë me deputetet nga opozita vendosën që të mbajnë dëgjim publik, në këtë formë t’i dëgjojnë kërkesat e Sindikatës.

Të pranishme ishin deputetja nga PDK-ja, Ariana Musliu-Shoshi, nga AAK, Albana Bytyqi, dhe deputetja nga LDK, Marigona Geci.

Kryetari i Sindikatës, Imer Zeqiri derisa ka ritheksuar kërkesat e PK-së, tha se sigurimi shëndetësor mbetet shumë i nevojshëm për PK. Ndërsa ka shtuar se nga implementimi i Ligjit për paga, policia ende nuk ka marrë shtesa të rrezikshmërisë.

Ndërsa, nënkryetari i sindikates, Avni Hoti theksoi se policia është në gjendje të rëndë.