Një person ka ndërruar jetë në Prishtinë pasi u rrëzua derisa ishte në vendin e punës, dhe si pasojë ai pësoi lëndime të rënda trupore.
Viktima ishte dërguar në QKUK dhe nga mjeku u konstatua vdekja e tij.
Rasti ka ndodhur gjatë mesditës të së enjtes, njofton Policia e Kosovës.
Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore, ishin edhe inspektorët e punës dhe prokurori i shtetit.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
















