Izraeli: Nuk ka rrymë, ujë apo karburant për Gazën derisa pengjet të lirohen

E publikuar: 12/10/2023 13:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Energjisë i Izraelit, Israel Katz, thotë se rrethimi i Gazës nuk do të përfundojë derisa pengjet izraelite të lirohen.

Në një postim në mediat sociale, Katz tha se asnjë “kyç elektrik nuk do të ndizet, asnjë hidrant uji nuk do të hapet dhe asnjë kamion me karburant nuk do të hyjë” derisa “të rrëmbyerit” të lirohen, raporton BBC.

Izraeli ndaloi furnizimet për Rripin e Gazës pas sulmeve të Hamasit të shtunën.