VV bojkoton seancën e thirrur nga PDK për sigurimin shëndetësor të Policisë së Kosovës

E publikuar: 12/10/2023 11:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Grupi parlamentar i Lëvzjes Vetëvendosje ka mbajtur një konferencë për media, pikërisht në kohën  kur është lajmëruar një seancë e jashtëzakonshme parlamentare e thirrur nga partia opozitare PDK për projekt-rezolutën për sigurimin shëndetësorë të Policisë së Kosovës. Kështu ata bojkotuan senacën e thirrur.

Në këtë konferencë u reshtuan disa arsye se pse VV nuk është darkod me rezolutën e propozuar nga PDK.

Deputetja Mimoza Kusari Lila theksoi se që nga java e kaluar PDK ka tentuar ta ndryshojë rendin e seancave parlamentare përmes futjes së një pike për kushtet e policisë “që tash ata e konsiderojnë të nevojshme”.

Ajo konsideroi se kjo pikë nuk ka të bëjë me gjendjen apo statusin e Policisë së Kosovës por vetëm me arsyetimin e tyre se kinse Qeveria nuk është e angazhuar sa duhet, dhe se “qëllimi i tyre i vetëm është pushteti dhe jo interesi i shtetit”.

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Fatmire Kollçaku Mulhaxha vlerësoi se qeveritë e kaluara kanë dështuar në implementimin e ligjit për sigurim shëndetsor tash e sa vite te prezantuar në Kuvend, ndërsa sipas saj, qeveria aktuale është duke punuar intenzivisht për ta jetësuar këtë ligj.

Mullhaxha vlerësoi se sigurimi shëndetësor duhet të bëhet përmes shërbimeve publike e jo ato private, të cilat janë propozuar në këtë Rezolutë. Sipas saj nuk ka alternativë të sigurtë aktualisht duke u bazuar në kontratat që i ofrojnë kompanitë e sigurimit shëndetësore, ato privatet.

“Ju ftoj që t’i merrni kontratat e këtyre kompanive dhe të lexoni se cka ofrojnë ato. Këto kompani nuk e sigurojnë asnjë për asnjë sëmundje paraekzistuese. Për t’u siguruar dikush te këto kompani fillimisht duhet të jetë 100% i shëndoshë, në dosjen e tij nuk duhet të figurojë asnjë sëmundje kronike sepse nuk i mbulohet asnjëra. Nëse e shohim moshën mesatare të policëve e cila është mbi 50 vjet, ne supozojmë edhe për shkak të kushteve të rënda të punë, supozohet se ata vuajnë nga sëmundje paraekzistuese. Dhe këto kontrata janë 1 vjecare, dhe në 6 mujorin e parë nuk i ofrohet asnjë shërbim si: Rezonanca magnetike e të tjera që janë të kushtueshme e këto ju garantohen në 6 mujorin e dytë. Pas kësaj në qoftëse ndonjëri prej policëve mund të vuaj nga një sëmundje e rëndë, këto kompani nuk ia mbulojnë shpenzimet.”

Ajo tha se janë të pëqendruar të krijojnë siguri shëndetësore për policët por përmes rrugëve shtetërore sepse “shteti nuk të pyet se a i ke mbush 65 vite, sepse asnjë qytetar mbi 65 vjet nuk ka mundësi të sigurohet në kompanitë private”.