Një takim i Ministrave të Mbrojtjes do të zhvillohet edhe sot në selinë e NATO-s në Bruksel, me ç’rast do të diskutohet edhe për Kosovën.
Takimi do të drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.
Ministrat do të trajtojnë një gamë të gjerë çështjesh – si të mbështetet Ukraina, parandalimi dhe mbrojtja kolektive, misionet dhe operacionet e NATO-s në Kosovë dhe Irak.” – tha Stoltenberg.
“Ne gjithashtu do të informohemi për sulmet e tmerrshme terroriste kundër Izraelit gjatë fundjavës nga Hamasi dhe do të informohemi nga ministri izraelit i mbrojtjes.” – thotë ai.