Qeveria e Kosovës është duke e zhvilluar mbledhjen e radhës.
Mbledhja ka filluar në ora 8:30 në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës. Kështu ka njoftuar Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media.
Në mbledhjen e sotme në rend të ditës do të jenë gjithsej 23 pika. Ndër pikat e rendit të ditës do të jetë edhe shqyrtimi i vendimit për t’i propozuar Kuvendit të Kosovës aprovimin e draft-statutit të Universitetit Publik “Hasan Prishtina”, e të tjera.



















