Spahiu: Mund të kemi sulm në jug të Kosovës

E publikuar: 11/10/2023 22:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu, vlerësoi që Serbia mund ta sulmojë sërish Kosovën, në qoftë se Bashkimi Evropian nuk merr masa karshi saj. Por sipas tij, sulmi i dytë mund të ndodhë në jug të Kosovës.

“Bashkimi Evropian do të duhej të merrte masa karshi Serbisë. Por, ata nuk po e bëjnë, prandaj kjo është një nxitje për Serbinë që të provojë ta sulmojë sërish Kosovën. Kosova do të duhej t’i mbajë fort 4 aleatët strategjikë që ka. Do të thotë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe, Bashkimin Evropian dhe Turqinë. Gjithsesi, Kosova duhet të jetë vetë e gatshme të ballafaqohet me problem e me sulme potenciale. Fakti që Serbia ka marrë “grusht hundëve” me Radoiçiçin në Banjskë, nuk do të thotë që nuk do të ketë një përpjekje të dytë. Kosova mund ta presë një sulm të dytë. Por, sulmi i dytë nuk do të jetë në veri të Kosovës, por në jug të Kosovës.” – deklaroi Spahiu në Tëvë1.