Ura 38 metërshe te Liqeni i Badovcit kap shifrën 530 mijë euro, përfundohet brenda 4 muajve

E publikuar: 11/10/2023 21:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendës ministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi, ka paralajmëruar se do të bëhet Ura te Liqeni i Badovcit.

Durmishi ka thënë se kosto e urës planifikohet të jetë 530 mijë euro dhe punimet pritet të përfundojnë brenda 125 ditëve.

Postimi i tij i plotë:
Ura e re te liqeni i Badovcit po bëhet!

Pas konstatimit të ekspertëve që ura në Badovc duhet të mbyllet për qarkullim, ne menjëherë intervenuam.

E mbyllëm urën duke e hapur Bypass-in, e asfaltuam rrugën si zgjidhje të përkohshme.

Bëmë analizat gjeologjike e gjeomekanike dhe filluam projektimin e urës.

Sot kemi filluar procedurat e prokurimit për ndërtimin e urës së re. Kostoja e saj planifikohet të jetë 530 mijë euro. Ura është e gjatë 38 metra me tri hapësira drite si dhe me gjerësi të rrugës mbi të 7 metra e gjysmë dhe trotuaret e elementet tjera përcjellëse. Afati për përfundimin e punimeve është 125 ditë.

Punë të mira po bëhen. Nesër kemi lajme të reja shumë të mira.