Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka shkruar në X pas dhënies së donacionit me dronë që Amerika i ka bërë Policisë së Kosovës.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mbështetur prej kohësh Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor të Kosovës përmes trajnimeve dhe pajisjeve për të ndihmuar që ata të përmbushin në mënyrë efektive përgjegjësitë e tyre për zbatimin e ligjit në Kosovë. Sot dhuruam fluturake pa pilot që do të përmirësojnë aftësitë e tyre për të luftuar krimin e organizuar dhe për të përmirësuar sigurinë publike për të gjithë qytetarët e Kosovës.”















