Gjatë vizitës zyrtare në shtetin kroat, Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka vizituar kompaninë e prodhimit të armëve.
Osmani ka marrë në shenjë me njërën prej armëve automatike, VHS-2, të llojit më të ri të pushkës kroate.
VHS-2 është një familje e re e pushkëve të sulmit, e projektuar dhe prodhuar në Kroaci nga kompania HS Products. Kjo gamë përfshin dy versione bazë të pushkës së këmbësorisë – pushkët VHS D2 me “madhësi standarde” dhe pushkë “kompakt” VHS K2.
“HS Product – Kompania për prodhimin e armëve. Karlovac, Kroaci” – thotë ajo.















