Prokuroria Speciale urdhëron lirimin e menjëhershëm të serbit që u arrestua dje

E publikuar: 11/10/2023 12:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton se ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të personit me inicialet T.B. që ishte ndaluar dje nga Policia e Kosovës si i dyshuar për përfshirje në krime lufte.

Kjo sipas PSRK-së erdhi pasi prokurori ka vlerësuar se nuk ekzistojnë bazat ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj personit të ndaluar./KlanKosova