Udhëheqësi suprem i Iranit: Teherani nuk ishte i përfshirë në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit

E publikuar: 10/10/2023 14:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei tha të martën se Teherani nuk ishte i përfshirë në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit.

“Përkrahësit e regjimit sionist dhe disa nga ai regjim uzurpues kanë thënë disa marrëzi ditët e fundit se Republika Islamike e Iranit qëndron pas këtij akti. Ata e kanë gabim.”

“Ata që thonë se aktet e palestinezëve vijnë nga jo-palestinezë, nuk kanë një kuptim të vërtetë të popullit palestinez dhe bëjnë llogaritje të gabuara”, raporton CNN.

Zëvendës-këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shteteve të Bashkuara, Jon Finer, tha se nuk ka asnjë “informacion të drejtpërdrejtë” që lidh këto sulme me Iranin në këtë moment, por se SHBA-ja beson se Irani është “gjërësisht bashkëpunëtor” në sulmet e Hamasit në Izrael.