Policia e Kosovës kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e një personit të kërkuar.
Policia në faqen e tyre në Facebook ka publikuar fotografinë e një personi që dyshohet për vrasjen e muajit të kaluar në Podujevë.
Bëhet fjalë për Lordi Arsim Sulja nga fshati Gllamnik i Podujevës, i cili ka edhe nënshtetësi holandeze.
Policia ka kërkuar ndihmë nga qytetarët që të bashkëpunojnë për kapjen e autorit të dyshuar.