Digjet “në rrethana të panjohura” një pjesë e materialit zyrtar të arkivuar në Ferizaj

E publikuar: 10/10/2023 09:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas raportit 24-orësh të Policisë është djegur një pjesë e materialit zyrtar të arkivuar, në Ferizaj.

Sipas raportit thuhet se ngjarja ndodhi “në rrethana të panjohura”.

Për rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar dhe hetimet po vazhdojnë.

Raporti i plotë

“Ferizaj 07.10.2023 – më 09.10.2023, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në rrethana të panjohura është djegur një pjesë e materialit zyrtar të arkivuar. Është njoftuar prokurori kujdestar, njësitet përkatëse janë duke hetuar rastin.”