MPJD fton kosovarët që janë në rrezik nga luftimet në Izrael t’i kontaktojnë në këtë numër

E publikuar: 09/10/2023 21:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje të gjithë kosovarëve që janë në Izrael, të cilët janë në rrezik nga lufta që është duke u zhvilluar atje për të kontaktuar me Ambasadën e Kosovoës në Izrael.

Në një përgjigje për klankosova.tv, MPJD ka bërë të ditur se numri emergjent të cilin mund ta kontaktoni është ky: +9720586340450.

“MPJD i bënë thirrje të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës që kanë nevojë për ndihmë të kontaktojnë numrin e mëposhtëm emergjent të Ambasadës së Kosovës në Izrael: +9720586340450”.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës shpreh falënderimin dhe mirënjohjen ndaj Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrit, Igli Hasani, për mbështetjen dhe ndihmën e ofruar”, thuhet në njoftim.