Gjuriq: Rezoluta për gjenocidin serb në Kosovë – “aventurë politike”

05.04.2015 12:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Gjuriq: Rezoluta për gjenocidin serb në Kosovë – “aventurë politike”

Drejtori i Zyrës serbe për Kosovën Marko Gjuriq ka deklaruar sot se propozimi i Partisë Demokratike të Kosovës që Parlamenti kosovar të miratojë një rezolutë për gjenocidin e Serbisë mbi shqiptarët është një “aventurë politike” dhe “hedhje e kripës mbi plagën”.

“Kemi përshtypjen se bëhet fjalë për një aventurë politike të njerëzve të cilët e kanë ndërgjegjen e papastër për shkak të rolit të tyre në ndodhitë luftarake në fund të viteve ’90. E dimë se një pjesë e establishmentit të shqiptarëve të Kosovës drejtpërdrejt ka marrë pjesë në ato ndodhi luftarake”, ka thënë Gjuriq për Radio-televizionin e Serbisë, duke shtuar se ata njerëz e kanë “fytyrën e përlyer”.

Ai ka thënë se në vend të rezolutës së paralajmëruar, duhet të kërkohen përgjigje për “krimet terroriste të UÇK-së”, si dhe se asnjë problem ekonomik në Kosovë nuk është zgjidhur dhe prandaj shqiptarëve u tërhiqet vëmendja nga ato probleme.

Gjuriqi ka thënë edhe se pala serbe po i plotëson obligimet e veta nga Marrëveshja e Brukselit dhe se nuk ka obligime shtesë që duhet t’i plotësojë, porse përfaqësuesit shqiptarë pas negociatave në Bruksel shkojnë në Prishtinë dhe tregojnë të pavërteta.

Ai ka paralajmëruar se Beogradi gjatë javës së ardhshme do të dalë me një raport vëllimor për realizimin e deritashëm të Marrëveshjes së Brukselit dhe normalizimin e marrëdhënieve.

“Ne s’do të lodhemi nga paraqitja e fakteve në publik, por duket se edhe pala shqiptare s’lodhet nga shtrembërimi i atyre fakteve”, ka thënë Gjuriq.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Rutte: NATO e kuptoi mesazhin nga Trumpi

Rutte: NATO e kuptoi mesazhin nga Trumpi

Birmania tronditet nga skllavëria e fëmijëve (Foto)

Birmania tronditet nga skllavëria e fëmijëve (Foto)

Koreja e Jugut plan për vrasjen e Kim Jong Un

Koreja e Jugut plan për vrasjen e Kim Jong Un

SHBA dhe Rusia dështojnë të arrijnë marrëveshje për Sirinë

SHBA dhe Rusia dështojnë të arrijnë marrëveshje për Sirinë

DW: Pasuesit e Milosevic’it po vazhdojnë luftën e tij, por ‘Serbia e Madhe’ s’ka me u ba kurrë

DW: Pasuesit e Milosevic’it po vazhdojnë luftën e tij, por ‘Serbia e Madhe’ s’ka me u ba kurrë

Zuckerberg e Chan premtojnë miliarda për luftën kundër sëmundjeve

Zuckerberg e Chan premtojnë miliarda për luftën kundër sëmundjeve

Tenderi i uniformave, prokuroria hap hetim për “shkelje të barazisë”

Tenderi i uniformave, prokuroria hap hetim për “shkelje të barazisë”

A është kaq i fuqishëm Erdogan, të gjithë i shkuan te tavolina për ta përshëndetur (Foto)

A është kaq i fuqishëm Erdogan, të gjithë i shkuan te tavolina për ta përshëndetur (Foto)

Gjuriq, mesazh serbëve nga Graçanica

Refugjatë nga Lindja e Mesme futen në Shqipëri

Refugjatë nga Lindja e Mesme futen në Shqipëri

Erdogan: ShBA nuk duhet ta strehojë një terrorist si Gulen

Erdogan: ShBA nuk duhet ta strehojë një terrorist si Gulen

Sarkozy emigrantëve: Doni të bëheni francezë, atëherë flisni frëngjisht dhe jetoni si francezët

Sarkozy emigrantëve: Doni të bëheni francezë, atëherë flisni frëngjisht dhe jetoni si francezët

Vritet një palestinez, tentoi ta therte me thikë një ushtar izraelit (Foto)

Vritet një palestinez, tentoi ta therte me thikë një ushtar izraelit (Foto)

Zgjedhjet në Rusi, partia e Putinit kalon edhe parashikimet më optimiste

Zgjedhjet në Rusi, partia e Putinit kalon edhe parashikimet më optimiste

Greqi, mijëra migrantë ikin nga zjarri në kamp

Greqi, mijëra migrantë ikin nga zjarri në kamp

Erdogan: SHBA “të mos strehojë një terrorist” si Guleni

Erdogan: SHBA “të mos strehojë një terrorist” si Guleni