Pas protestave, rriten pagat e punëtorëve teknik të QKUK-së

E publikuar: 09/10/2023 16:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pagat e punëtorëve teknikë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë rritur nga 275 euro në 402 euro.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.

Pagat e punëtoreve teknikë do të rritën në 402 euro me tenderin e ri, ka njoftuar Azemi në një njoftim në rrjetin social Facebook.

Azemi ka thënë se deri të rritja ka ardhur pas shumë “presioneve, protestave dhe grevave në QKUK”.

“Kërkesa jonë ka qenë 450 euro dha na janë ofruar 402 euro. Po të kishim fuqi edhe Marrëveshjen Kolektive kjo pagë do të kalonte shumën së paku 470 euro, për të cilën ne do të luftojmë me mjete sindikale që edhe kjo të bëhet”.