Të dielën në magjistralen Ferizaj-Kaçanik është arrestuar një shtetase e Shqipërisë, e cila e ka sulmuar fizikisht një polic.
Ajo ka fyer dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policor, të cilët e ndalën për kontrollë pasi që kishte shkaktuar kundërvajtje në komunikacion.
“Lidhur me rastin, si pasojë njëri nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.”

















