Një rast i vjedhjes ka ndodhur dje në Prizren, me ç’rast i dyshuari përdori thikën për të grabitur një shumë parash dhe më pas është larguar.
Ngjarja ka ndodhur dje në një lokal, rreth orës 14:00, ku viktima femër ka pësuar lëndime trupore.
Policia e Kosovës njofton se pas një pune intensive hetimore kanë arritur ta identifikojnë të dyshuarin, i cili më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor.
Raporti i plotë:
GRABITJE
Prizren 08.10.2023 – 14:00. Është raportuar se në një lokal i dyshuari mashkull kosovar pasi kishte goditur me një mjet të mprehtë/ thikë viktimën femër kosovare, nga vendi i ngjarjes ka grabitur një shumë parashë dhe më pas është larguar. Lidhur me rastin, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Ndërsa si rezultat i një pune intensive hetimore është arritur të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari lidhur me rastin, i cili ka pranuar kryerjen e veprës gjatë intervistimit, me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

















