Shkoi për trajtim në një spital, dëmton derën dhe shtratin

E publikuar: 09/10/2023 10:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia ka arrestuar dje një person në Mitrovicë, pasi dyshohet se në gjendje të dehur kishte shkuar për trajtim mjekësor në një spital dhe i njëjti ka dëmtuar një derë dhe një shtrat.

Kjo erdhi si pasojë e veprimeve të pakontrolluara.

Në konsultim me prokurorin i dyshuari është ndaluar deri në këndellje dhe pas intervistimit do të lirohet, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

“AGJËSIM APO DËMTIM I PRONËS SË PALUAJTSHME- Mitrovicë 08.10.2023 – 01:05. Është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi në gjendje të dehur pasi kishte shkuar për trajtim mjekësor në një spital, dhe i njëjti si pasojë e veprimeve të pakontrolluara ka dëmtuar një derë dhe një shtrat. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është ndaluar deri në këndellje dhe pas intervistimit do të lirohet.”