Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar një person dje, në Pejë.
Arrestimi u bë nën dyshimin për veprën penale “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së republikës së Kosovës”.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“PREGADITJA E VEPRAVE PENALE TERRORISTE OSE VEPRAVE PENALE KUNDËR RENDIT KUSHTETUES DHE SIGURISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS- Pejë/07.10.2023-12:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti paraqet kërcënim. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.”


















