Kryeministri izraelit: Vendi po hyn në një luftë të gjatë dhe të vështirë

E publikuar: 08/10/2023 11:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se vendi po hyn në një “luftë të gjatë dhe të vështirë” pas një sulmi të befasishëm nga militantët palestinezë nga Rripi i Gazës.

Ky sulm çoi në qindra vdekje, kapjen e dhjetëra pengjeve izraelite dhe ngjalli frikën e një përshkallëzimi rajonal.

Të dielën në mëngjes, derisa izraelitët përpiqeshin të kuptonin shkallën e sulmit të një dite më parë, u shfaq mundësia e një pushtimi tokësor në Gaza dhe një përplasje më e gjerë me Hezbollahun në Liban.

Grupi i armatosur i mbështetur nga Irani, Hezbollah, tha se kishte gjuajtur raketa dhe artileri në veri të Izraelit “në solidaritet” me popullin palestinez.