Kurti për sulmin në Izrael: Ne dënojmë të gjitha aktet e dhunës, qëndrojmë në solidaritet me të prekurit

E publikuar: 07/10/2023 15:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Albin Kurti tha se Kosova qëndron me Izraelin, pas sulmeve terroriste që ndodhën atje.

Kurti theksoi se Kosova dënon sulmet dhe dhunën drejt shtetit të Izraelit.

“Republika e Kosovës dënon pa mëdyshje sulmet e sotme terroriste kundër shtetit të Izraelit. Mendimet tona janë me popullin e Izraelit gjatë kësaj kohe tepër sfiduese. Ne dënojmë të gjitha aktet e dhunës dhe qëndrojmë në solidaritet të palëkundur me të prekurit.” – shkroi Kurti në X.