Osmani: E tmerruar nga sulmet terroriste në Izrael

E publikuar: 07/10/2023 13:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se është e tmerruar nga sulmet terroriste dhe vrasjet e civilëve të pafajshëm në Izrael.

Osmani ka shprehur solidaritetin e plotë me popullin dhe shtetin e Izraelit.

“Të tmerruar nga sulmet terroriste dhe vrasjet e civilëve të pafajshëm në Izrael. Shprehim solidaritetin tonë të plotë me presidentin Isaac Herzog, popullin dhe shtetin i Izraelit në këto orë të errëta. Mendimet tona janë me familjet e viktimave.” – ka shkruar Osmani në X.