Policia e Kosovës ka njoftuar se, 10 nxënës nga Mitrovica kanë kërkuar dje ndihmë mjekësore në spitalin e Mitrovicës.
Sipas raportit, ata ishin helmuar nga ushqimi që kishin ngrënë në një lokal.
Pas tretmanit mjekësor ata janë liruar, ndërsa bëhet e ditur se lokali është mbyllur nga inspektorët komunal.
Raporti:
PRODHIM DHE VËNIE NË QARKULLIM TË ARTIKUJVE TË DËMSHËM USHQIMOR
Mitrovicë Jugu 06.10.2023-19:10. Raportohet se 10 nxënës kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Mitrovicës pasi që, janë helmuar nga ushqimi që kanë ngrënë në një lokal. Të njëjtit pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar, ndërsa lokali është mbyllur nga inspektorët komunal.

















