Vajza raporton se është rrahur nga i dashuri, i dyshuari gjendet jashtë shtetit

E publikuar: 07/10/2023 09:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një vajzë në Fushë Kosovë ka raportuar se derisa kishte qenë në veturë me të dashurin, pas një mosmarrëveshje, ai e kishte sulmuar fizikisht.

Policia bën të ditur se i dyshuari gjendet jashtë shtetit.

“Më 06.10.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se derisa kishte qenë në veturë me të dashurin e saj, i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore. I dyshuari gjendet jashtë shteti. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.