Kurteshi e Hamiti e vazhdojnë “debatin” edhe në korridorin e KQZ-së: Qyqan, mshele gojën!

E publikuar: 06/10/2023 15:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Sami Kurteshi e Sami Hamiti sa nuk janë përleshur në përfundim të mbledhjes, raporton Ekonomia Online.

Kurteshi edhe pas largimit të pothuajse të gjithë anëtarëve nga mbledhja vazhdoi që të kundërshtojnë vazhdimin e mandatit të shefit të Sekretariatit, Burim Ahmetaj.

Me këtë rast ndërhyri Sami Hamiti i LDK-së, duke thënë se duhet që t’i drejtohen Gjykatës, edhe pse tha se shumë vendimet që VV-ja i ka marrë janë heshtur poshtë.

Me këtë rast reagoi Kurteshi duke i quajtur të gjithë “qyqana” e “mshele gojën”. Debati i tyre vazhdoi edhe në korridorin e KQZ-së, që për pak sa nuk përfundoi në përleshje fizike.