Sulmi terrorist në veri – Osmani i thotë kryeministrit britanik se Serbia duhet ta mbajë përgjegjësinë

E publikuar: 05/10/2023 17:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë Samitit të liderëve evropianë që po mbahet në Spanjë, ka takuar kryeministrinë e Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak.

Ajo ka thënë se bashkë me të kanë diskutuar situatën e sigurisë në Kosovë “për aktin e agresionit serb”.

“Ne jemi falënderues që forcat e Mbretërisë së Bashkuar po na ndihmojnë që t’i mbajmë kufijtë të sigurt në mënyrë që të parandalojmë aktet tjera të agresionit.” – ka shkruar ajo.

Osmani ka thënë se Serbia duhet ta mbajë përgjegjësinë.