VV-ja nuk e voton rezolutën PDK-së për përkrahje të Policisë së Kosovës

E publikuar: 05/10/2023 12:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lëvizja Vetëvendosje ka abstenuar për rezolutën e Partisë Demokratike të Kosovës, e cila përfshinte mbështetjen për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Nga 93 deputetë, 53 prej tyre kanë abstenuar, ndërsa vetëm 36 deputetë kanë votuar për.

Në rezolutën e PDK-së, theksohej mbështetja për Policinë, si: pensionim të parakohshëm, pagesat e rrezikshmërisë dhe sigurim shëndetësor.

“Në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, ju propozoj që ta plotësojmë ndryshojmë rendin e ditës së kësaj seance. Ashtu sic ishim unikë para një jave, të jemi unikë që pjesë e rendit të ditës së kësaj seance të jetë një rezolutë me të cilën do ta mbështesim Policinë e Republikës së Kosovës. Kjo Rezolutë përmbanë tri pika jashtëzakonisht të rëndësishme përmes të cilave Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria hyjnë në një agjendë mbështetëse për Policinë e Kosovës.” – tha Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri.

“Me anë të kësaj rezolute, ne propozojmë që 15 ditë nga miratimi i saj të ndahen mjetet për shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës. Po ashtu, brenda 60 ditëve të miratohet Projektligji për pensionim të parakohshëm të zyrtarëve policorë, kurse nga 1 janari 2024 të mbulohet pagesa e sigurimit shëndetësor për zyrtarët policorë”, ka thënë Tahiri.

Mirëpo, këtë propozim të PDK-së e ka kundështuar kryetarja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila.

Mbështetje i kanë dhënë edhe dy partitë tjera opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.