LutfiHaziri
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë në pressing të T7 se kryeministri Albin Kurti i ka përjashtuar të gjithë nga procesi i dialogut.
Ai thotë se pos opozitës, të përjashtuar janë edhe kryeparlamentarin e presidentja.
Për këtë shton se LDK-ja po bën opozitë në bazë të mundësive që ka.
”Na ka përjashtu neve nga procesi i dialogut, por jo vetëm neve edhe kryetarin e Kuvendit, edhe presidenten edhe shoqërinë civile si dhe gazetarët“, ka thënë Haziri.
Më tutje, ai ka deklaruar se situata e sigurisë është e re, por jo edhe e dialogut.
”Situata është e re në sektorin e sigurisë, në agjendën e dialogut janë rrugë në një drejtim“, ka thënë ai. /Gazeta Express