Vjen reagimi i parë nga Zyra e Kryeministrit pas lirimit të Radojiçiq

E publikuar: 04/10/2023 15:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjykata e Lartë në Beograd ka njoftuar se e ka liruar nga mbajtja ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radojiçiq, një ditë pas marrjes në pyetje.

Pas lirimit të tij, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Qeveria e Kosovës.

Luan Dalipi, shefi i stafit të kryeministrit Albin Kurti, tha se kjo është vetëm një shfaqje mediale.

“Manipulimi i tij i stilit Millosheviq/Putin nuk do të mashtrojë askënd. Mbajtja e përgjegjësisë është thelbësore për këtë shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar.”- tha Dalipi.

Gjyqtari i procedurës paraprake e ka refuzuar propozimin e Prokurorisë së Lartë Publike, në Beograd, për caktimin e masës së paraburgimit për Radoiçiqin.