Pika kufitare në Bërnjak është hapur për qarkullim nga mëngjesi i sotëm, derisa ajo në Jarinje vazhdon të jetë e bllokuar.
Jarinja vazhdon të jetë e mbyllur shkaku i kërkimeve në terren afër asaj zone.
Lajmin është konfirmuar nga Policia e Kosovës.
Këto dy pika kufitare u mbyllën për qarkullim pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës, në mëngjesin e 24 shtatorit, ku u vra rreshteri i policisë, heroi Afrim Bunjaku.