Eurodeputetja holandeze e quan Vuçiqin autoritar: Me heshtje iu lejua minimi i stabilitetit rajonal

E publikuar: 03/10/2023 22:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Tineke Strik

Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, ka deklaruar se Bashkimi Evropian me heshtje e ka lejuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq që ta minojë stabilitetin e rajonit.

Ajo gjatë një fjalimi ka kritikuar Vuçiqin për qasjen në rajon, duke e quajtur si autokrat.

Strik e ka konsideruar presidentin si autokrat të ndëshkuar dhe për këtë kishte kritika ndaj BE-së.

“Të gjithë ishim të shokuar kur një bandë serbe e armatosur rëndë me lidhje të forta në dukje me qeverinë serbe, u fut në Kosovë dhe vrau brutalisht një oficer policie. Të tronditur, por jo të befasuar. Pasi këtu të çon strategjia e kënaqjes të cilin e aplikon Bashkimi Evropian. Me vite ne në heshtje kemi lejuar Vuçiqin ta minojë stabilitetin në rajon, të mbetet përkrahës i Kremlinit, t’i shkatërrojë të drejtat e minoriteteve në vendin e vetë. Ne e trajtojmë atë si mik, duke e nxitur të shkojë edhe më larg. Këtë bëjnë autokratët kur kanë mosndëshkueshmëri. Është dashur ta mësojmë mësimin me Putinin”, ka thënë ajo.