Ambasadori i Bashkrimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog e ka vizituar veriun e Kosovës.
Pas kësaj vizite, ai deklaroi se nga atje dëgjoi perspektiva të ndryshme rreth situatës aktuale.
Në një postim në “X”, Szunyog ka thënë se zhvillimet e fundit tregojnë rrezikun që kanë qytetarët që jetojnë në atë pjesë.
“Në një vizitë në veri të Kosovës, dëgjova zëra dhe perspektiva të ndryshme për situatën aktuale në terren. Zhvillimet e fundit janë një përkujtues i ashpër dhe tragjik i asaj që është në rrezik për njerëzit që jetojnë në veri të Kosovës, për sigurinë e të gjitha komuniteteve dhe për më gjerë në rajon, ka shkruar ai.
Tutje ai ka bërë të ditur se ka theksuar rolin dhe rëndësinë që kanë akterët për të kontribouar në uljen e tensioneve.

















