Para arrestimit, policia serbe kontrolloi banesën dhe ambientet e tjera të Radojiçiq

E publikuar: 03/10/2023 15:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Para pak minutash MUP-i serb ka njoftuar për arrestimin e Milan Radojiçiqit.

Fillimisht punonjësit e policisë së Drejtorisë së Policisë Kriminale kanë kontrolluar banesën dhe ambientet e tjera të Milan Radoiçiqit. Pas kësaj ai është dërguar në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd me kallëzim penal ku u ndalua për 48 orë.

Si pjesë e grupit terrorist të ngjarjeve të 24 shtatorit, Radoiçiq u zbulua nga një dron, pamjet e të cilit i publikoi Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.