Tahiri kërkon nga SHBA ndërtimin e një bazë ushtarake në veri të Kosovës

E publikuar: 03/10/2023 10:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të ndërtojnë bazë ushtarake në veri të Kosovës.

Sipas saj, vetëm në këtë mënyrë ndalet lufta gjeopolitike e Serbisë dhe Rusisë ndaj Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor.

“Amerika të ndërtojë bazë ushtarake në veri të Kosovës, vetëm në këtë mënyrë ndalet lufta gjeopolitike e Serbisë dhe Rusisë ndaj Kosovës dhe Ballkanit! Si rezultat vija gjeopolitike perëndim – lindje vendoset drejt në Ballkan.”, thotë Tahiri në Facebook.