Nën organizimin e Zyrës për Çështje të Komuniteteve të Zyrës së Kryeministrit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, do të takojnë zyrtarët komunalë për Komunitete dhe Kthim.
Takimi do të zhvillohet gjatë ditës së sotme, në ora 11:00.
Ky takim vjen një javë pas zhvillimeve në veri të vendit, ku sulmet terroriste ndaj Policisë së Kosovës lanë të vdekur reshterin e Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku.